Australia ndalon qirinjtë mbi tortë?

Autoritetet shëndetësore në Australi kanë ndërmend të ndalojnë qirinjtë tradicionalë që vendosen në tortën e ditëlindjes, me argumentin se të frysh qirinjtë nuk është shumë higjenike, sidomos në dimër me mikrobet virale në qarkullim. 

Njoftimi i Agjencisë kombëtare për kujdesin shëndetësor ka shkaktuar shumë polemika, por ka pasur edhe nga ata që e kanë mirëpritur, edhe pse plani i autoriteteve është shumë serioz. 

“Kur fryhet për të fikur qirinjtë, mikrobet mund të përfundojnë direkte në tortë dhe për pasojë tek fëmijët e tjerë. Prandaj duhen hequr qirinjtë nga tortat e ditëlindjeve, të paktën nga ato që çohen në shkollat e fëmijëve”, ka thënë agjencia. 

Author

Written by Admin

Aliquam molestie ligula vitae nunc lobortis dictum varius tellus porttitor. Suspendisse vehicula diam a ligula malesuada a pellentesque turpis facilisis. Vestibulum a urna elit. Nulla bibendum dolor suscipit tortor euismod eu laoreet odio facilisis.

0 comments: