Australi, të punosh duke bërë qejf e fituar miliona, ja oferta


AUSTRALI  -  Shteti i Queensland-it në Australi ka shpallur njoftimin për kandidatët nga e gjithë bota dhe ofron pagesën e majme prej 100 mijë dollarë për 6 muaj dhe përfitime mjaft të mira.

Zyra e Turizmit në Queensland ka ofruar 6 oferta pune e cila mund të jetë ëndërr e të rinjve nga e gjithë bota.

Kandidatët e suksesshëm do të përjetojnë një eksperiencë përrallore duke eksploruar bukuritë natyrore në zonat e Queensland e cila është Trashëgimi Botërore.

Detyrat e tyre do të jenë mbrojtja dhe menaxhimi i kësaj parajsë natyrore.

Ben Southall, i cili fitoi mes 35 mijë kandidatëve dy vite më parë fitoi një vend të pazakontë pune ku mes qejfit dhe kenaqësive u pagua plot 110 mijë dollarë amerikanë për gjashtë muaj duke u kujdesur për resortet turistike të këtij shteti australian.

Queensland krenohet me qindra parqe kombëtare dhe detare ku zona e ujit është spektakolare me ngjyrë qielli dhe mbizotëron një pastërti e madhe e koraleve të detit e tejmbushur me balena, breshka dhe 400 specie të tjera.

6 kandidatët fitues do të jenë përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e bimëve, kafshëve ekzotike, ujëvarave spektakolare, plazheve të paprekura , fosilëve e dinosaurëve, kulturës indigjene dhe jetës detare të këtij vendi.

Për ta do të jetë një eksperiencë e paharruar në jetën e tyre ku do të paguhen me një shumë të majmë që shumica e njerëzve e ëndërrojnë.

Ky konkurs është nje zgjidhje e mirë për promovimin e turizmit në Australi, dhe 6 kandidatët fitues të cilët do të zgjidhen nga një selektim i rreptë do të fillojnë punë më 1 gusht.

Author

Written by Admin

Aliquam molestie ligula vitae nunc lobortis dictum varius tellus porttitor. Suspendisse vehicula diam a ligula malesuada a pellentesque turpis facilisis. Vestibulum a urna elit. Nulla bibendum dolor suscipit tortor euismod eu laoreet odio facilisis.

0 comments: